Maicon, mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë në botë sipas të gjitha gjasave do të firmos për klubin mbretëror, Real Madrid.
Mediat spanjolle shkruajnë se mundësitë janë që brenda 48 orëve të nënshkruajë Maiconi me Realin. Trajneri Mourinho është këmbëngulës që të sjellë këtë mbrojtës të spikatur, për arsye se Reali ka shumë nevojë për të.
Mirëpo, Reali dhe Interi nuk kanë arritur ende të gjejnë një gjuhë të përbashkët në lidhje me Maiconin, Perez ka ofruar rritje të ofertës në 28 milionë euro, por Moratti kërkon edhe dy milionë të tjera.









