Shumë njohës të futbollit francezë kanë llogaritur se Lyoni do të fiton në Boulogne, por kjo nuk ndodhi.
Lyon luajti baras (0:0) dhe ky barazim mund t’i kushtojë në luftë për titull të kampionit.
Skuadra e Boulognes që ka shumë pak shpresa për mbetje në ligë, befasoi për të mirë me lojë, duke e ndalë Lyonin, në ndeshjen e javës së 27-të të Kampionatit të Francës në futboll.
Futbollistët e Auxerres dëshmuan lojë mjaft të mirë dhe shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Valenciennesit.
Golin e fitores e shënoi Jelen në minutën e 38-të. Lensi në stadiumin “Félix Bollaert”, në të cilin ishin tubuar 41 mijë shikues luajti baras (1:1) me skuadrën e njohur PSG.
Roudet në minutën e 67-të udhëhoqi skuadrën e tij me 1:0, për të barazuar PSG në minutën e tretë shtesë të lojës (90+3) me golin e Sessegnonit. Skuadra e Rennes me mund të madh, por arkëtoi tri pikë të vlefshme me fitoren 1:0 ndaj Monacos.
Autorë i golit ishte futbollisti Bocanegra në minutën e 27-të. Lille si udhëtues në stadiumin “Geoffroy-Guichard” mori një pikë në ballafaqim me Saint-Etiennen.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 1:1. Golin për vendasit e shënoi Rivière (16’) dhe për mysafirët Dumont (21’).
Rezultatet
Auxerre – Valenciennes 1:0
Boulogne – Lyon 0:0
Lens – PSG 1:1
Nice – Nancy 2:3
Rennes – Monaco 1:0
Sochaux – Toulouse 1:0
Etienne – Lille 1:1
Tabela
1. Bordeaux 24 16 3 5 41:19 51
2. Montpellier 26 16 3 7 36:27 51
3. Lyon 27 14 8 5 45:28 50
4. Marseille 25 14 6 5 46:27 48
5. Auxerre 26 14 6 6 25:21 48
6. Lille 27 14 6 7 50:28 48
7. Monaco 27 13 3 11 32:33 42
8. Valenciennes 27 12 5 10 39:37 41
9. Rennes 27 11 7 9 36:27 40
10. Lorient 26 11 6 9 38:28 39
11. Toulouse 27 10 7 10 27:21 37
12. Sochaux 26 10 5 11 22:31 35
13. Nancy 27 10 5 12 32:39 35
14. PSG 27 9 7 11 35:31 34
15. Lens 27 9 7 11 26:31 34
16. St. Etienne 27 7 6 14 19:33 27
17. Nice 27 7 5 15 27:45 26
18. Le Mans 25 5 5 15 23:39 20
19. Boulogne 27 3 8 16 17:46 17
20. Grenoble 26 3 4 19 19:44 13 /botasot









