Home » Kampionati Francez » Lyoni del në krye të tabelës

Lyoni del në krye të tabelës

Lyoni më në fund ka marrë kreun e tabelës në elitën e futbollit francez dhe këtë e ka shfrytëzuar pas humbjes së skuadrës së Bordeauxit, në javën e 31-të.

Skuadra e Lyonit shënoi fitore si udhëtues me rezultat 2:1 ndaj Rennesit. Vendasit të parë kaluan në epërsi me golin e shënuar nga futbollisti Asamoah në minutën e 15-të të takimit. Mysafirët zgjohen nga gjumi dhe arrijnë që në pjesën e dytë të kthejnë rezultatin në favor të tyre. Bastos në minutën e 52-të barazoi shifrat 1:1 dhe pas nëntë minutave (61’) futbollisti Lisandro realizoi gol për fitoren domethënëse të Lionit me rezultat 2:1.

Lyoni kryeson tabelën me 57 pikë të tubuara. Bordeauxi bëri gabim të madh, duke humbur në shtëpi dhe kjo i kushtoi që të lëshojë kreun e tabelës. Bordeauxi në stadiumin “Chaban-Delmas” pësoi humbje 1:2 nga Nansy dhe kësisoj edhe zhgënjeu 29985 shikues. Mysafirët furishëm e nisën ndeshjen dhe udhëhoqën me rezultat 0:1 në minutën e 17-të me golin e futbollistit Hadji.

Vendasit pas dhjetë minutave lojë ia dolën të barazojnë shifrat 1:1 falë golit te futbollistit Cavenaghi. 19 minuta para se të përfundoi ndeshja mysafirët befasuan për të mirë dhe shënuan golin e fitores. Ishte minuta e 71-të kur futbollisti Dia shënoi për rezultatin 1:2. Kësisoj Bordeauxi humbi vendin e parë dhe zbret në vendin e tretë me 56 pikë të grumbulluara.

Skuadra e Le Mansit me të cilën luan shqiptari, Almen Abdi, edhe përfundimisht i ka humbur gjasat për mbetje në shoqërinë elite. Le Mansi si mysafirë pësoi humbje me rezultat 2:0 nga skuadra e Saint-Etienne. Autorë të golave të fitores janë futbollistët Varrault (55’) e Benalouane (76’). Abdi luajti titullar, i cili pati paraqitje të mirë. Ky futbollist është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 75-të të takimit.

Le Mansi zë vendin e 19-të me 21 pikë të tubuara. Në stadiumin e “La Mosson” skuadra e Montpellieres barazoi 0:0 me Monacon. Montpelliere lëshoi një rast të mirë që të jetë në krye të tabelës, por tashmë është në vend të dytë me 57 pikë. Monaco dëshmoi lojë të mirë dhe befasoi mikpritësve me marrjen e një pike. Edhe ndeshja në mes Nices e Sochaux përfundoi pa gola, ndërsa Valenciennesi mposhti me rezultat 1:0 skuadrën e Lilles. Kreator i kësaj fitore ka qenë futbollisti Samassa me golin e shënuar në minutën e 81-të të takimit.

Rezultatet

Bordeaux – Nancy 1:2

Grenoble – Lorient 1:2

Nice – Sochaux 0:0

Rennes – Lyon 1:2

St. Etienne – Le Mans 2:0

Valenciennes – Lille 1:0

Montpellier – Monaco 0:0

Tabela

1. Lyon 31 16 9 6 51:32 57

2. Montpellier 31 17 6 8 41:34 57

3. Bordeaux 29 17 5 7 47:25 56

4. Auxerre 30 16 8 6 30:24 56

5. Lille 31 16 6 9 56:33 54

6. Marseille 28 15 8 5 50:30 53

7. Rennes 31 14 7 10 46:31 49

8. Lorient 31 14 7 10 46:32 49

9. Monaco 31 13 7 11 32:33 46

10. Valenciennes 30 13 5 12 41:41 44

11. Nancy 31 12 6 13 40:44 42

12. PSG 30 11 7 12 42:33 40

13. Toulouse 30 10 8 12 29:28 38

14. Sochaux 29 10 7 12 23:35 37

15. Nice 31 10 6 15 31:45 36

16. Lens 30 9 8 13 27:37 35

17. St. Etienne 31 8 8 15 22:38 32

18. Boulogne 30 5 8 17 22:50 23

19. Le Mans 30 5 6 19 26:48 21

20. Grenoble 31 3 6 22 21:50 15

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni