Home » NBA » Los Angeles Lakersat udhëheqin me fitore

Los Angeles Lakersat udhëheqin me fitore

Basketbollisti Los Angeles Lakersave, Kobe Bryant, është dëshmuar super efikas në ndeshjen e tretë të finales së madhe të finales së play-offit në NBA.

Ai pati paraqitje jashtëzakonisht të shkëlqyeshme dhe si rezultat i kësaj shënuan fitore të madhe si udhëtues në Boston me rezultat 91:84 në ballafaqim me Boston Celtics. Bryant ishte në formë të lartë dhe i pandalshëm për rivalin, duke i sjellë skuadrës së tij edhe rezultatin 2:1 në fitore.

Bryant shënoi 29 pikë, duke qenë pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes. Ndër të dalluarit padyshim ka qenë edhe basketbollisti Derek Fisher, i cili në çerekun e fundit ka qenë yll i skuadrës së tij, nga gjithsej 16 pikë ka shënuar 11, të cilat e përmbysën rivalin. Fisher po ashtu pati një rol vendimtar në mbrojtje, duke frenuar Ray Allen me vetëm dy pikë të shënuara.

Allen në ndeshjen e dytë shënoi 35 pikë, dhe ishte shtylla e fitores së Celtics, por në ndeshjen e tretë lakersat duke iu falënderuar Fisherit e ndalën për mrekulli. Kevin Garnett ishte më i sakti për vendasit (Bostonin) në ndeshjen e tretë, duke shënuar 25 pikë. Dy ndeshjet e ardhshme finale do të zhvillohen përsëri në Boston, me të katërtën të caktuar të enjten. Në përballjet e ardhshme pritet rivalitet i madh, përderisa lakersat mëtojnë të shtojnë epërsinë në fitore, ndërsa Boston kërkon të barazoi shifrat.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni