Home » Futboll » Llumnica shkelqen në lojën e parë me Assyriskën

Llumnica shkelqen në lojën e parë me Assyriskën

Futbollisti nga Kosova, Xhevdet Llumnica, luajti 90 minuta me sukses jashtëzakonisht të madh dhe kontribuoi në fitoren e parë te skuadrës së Assyriskas me rezultat 2:1 kundër skuadrës së Norrköpingut.

Ky ballafaqim është zhvilluar në kuadër të javës së dytë të Ligës së Dytë të Suedisë në futboll. Kjo fitore Assyriskën e dërgon në vendin e dytë me 4 pikë të tubuara, pasi deri deri më tash kanë shënuar një fitore dhe një barazim. Llumnica me Assyriskën hiqen skuadër që do të luftojnë për ngjitjen në elitën e futbollit suedez.

Golat për fitoren e Assyriskën i ka shënuar futbollisti Marklund në minutën e 30-të e 47-të. Llumnica në minutën e 90-të është zëvendësuar nga futbollisti Genc. Si do që të jetë, Llumnica me Assyriskën e kanë nisur një kampionat të mbarë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni