Manchester City ka luajtur sikur macja me miun me Liverpooolin, duke e gjunjëzuar me shifra të larta 3:0.
Ndeshja është zhvilluar në kuadër të javës së dytë të premierligës në futboll. Kjo ka qenë një humbje e tmerrshme e Liverpoolit.
Portieri Reina u detyrua tri herë ta nxjerrë topin nga porta.
Futbollisti Tevez ka shënuar dy gola dhe njërën prej tyre nga penalltia. Tevez ka qenë futbollist i fuqishëm dhe kreator edhe i kësaj fitore të lartë.
Liverpooli si duket edhe këtë edicion nuk do t’i shkojë gjithaq mbarë, pasi siç thotë një fjalë e urtë popullore: moti i mirë shihet në mëngjes.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini padyshim se ka arsye të madhe që të kremtojë një fitore, të cilën as vet nuk e ka pritur me shifra të larta kur dihet se ka pasur përballë një Liverpool mjaft të fuqishëm.
Në minutën e 13-të pas një asistimit të Milner deri të Barry, ky i fundit ka realizuar edhe golin e epërsisë 1:0.
Tevez ka shënuar në minutën e 52-të pas një asistimit të futbollistit Richardson dhe ngritën shifrat në 2:0.
Në minutën e 68-të, Tevez e ka trefishuar epërsinë në 3:0 nëpërmjet penalltisë.
Liverpooli nuk arriti as golin e nderit të shënoi, duke pësuar debakël të vërtet, ndërsa City ngjitet në vendin e katërt me katër pikë të tubuara, kurse Liverpooli renditet i 17-ti me një pikë.









