Futbollistët e Liverpoolit megjithëse udhëhoqën me shifrat 0:1 nuk e ruajtën këtë epërsi deri në fund në ballafaqim me Stoken.
Golin e epërsisë e ka shënuar futbollisti Kyrgiakos pikërisht në minutën e 57-të kundër Stokes. Mirëpo, mikpritësit morën frerët e lojës në duart e veta, me disa veprime të rrjedhshme e barazuan rezultatin 1:1 në minutën e 90-të nëpërmjet futbollisti Huth.
Liverpooli po kalon njëra nga kriza më të mëdha viteve të fundit dhe ky barazim e ka lënë edhe më larg ambicieve për titullin e kampionit. Liverpooli radhitet i shtati me 34 pikë, ndërsa Stoke zë vendin e dhjetë me 25 pikë.









