Kampioni i botës, Spanja, ka pësuar humbjen e dytë në Kampionatin Botëror të basketbollit, Turqia 2010, ndaj Lituanisë që doli fitimtare me tri pikë epërsi, 76-73.
Ndeshja në çdo moment ishte e barabartë me dominim të lehtë të spanjollëve, por në periudhën e fundit shpërthyen lituanët që me një seri (23-9) arritën që të mposhtin në fund kampionët e botës.
Më i miri te lituanët ishte Kleiza me 17 pikë dhe tetë kërcime, ndërsa më i miri te spanjollët dhe në përgjithësi në ndeshje ishte si zakonisht, Javi Navarro i cili me 18 pikët e shënuara nuk arriti që t’i japë fitoren Spanjës.
Spanja me këtë disfatë ia vështirëson vetes kualifikimin, marrë parasysh faktin se është favorit përballë Libanit dhe Kanadasë në Grupin D, pasi që kjo e fundit është eliminuar pas humbjes së pësuar nga Franca.









