Gjithçka nisi qetë e mirë, por ia që dikush në tribunën lindore u përkujdes që kjo festë sportive që tuboi mijëra adhurues e mbi të gjitha shumë struktura politike e sportive të vendit sikur që edhe vet presidenti i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu me shumë ministra, të mos vazhdojë me atë frymë sportive dhe kështu prishën imazhin e festës dhe të futbollit të Kosovës.
Forcat e rendit u detyruan ta zbrazin tribunën lindore dhe të privojnë nga të ndjekurit të lojës ata që edhe ashtu me ato sjelljet e tyre e merituan një gjë të tillë. Si do që të jetë ndeshja finale ndërmjet Vëllaznimit dhe Lirisë u përmbyllë pas vazhdimeve me rezultat 2:1 në të mirë të Lirisë.
T’i kthehemi rrjedhës së lojës. Ndeshja nisi me matjen e forcave të njërës palë dhe skuadrës tjetër. E para që rrezikoi portën e rivalit padyshim ka qenë skuadra e Lirisë, kur Buqaj nga 18 metra gjuajti pranë portës pikërisht në minutën e 21-të. Në minutën e 32-të Vëllaznimi kaloi në epërsi.
Një veprim i rrjedhshëm i gjakovarëve, kur Kasapi si me dorë e gjen Ertan Hasan në 16-shin e Lirisë dhe ky nga afërsia nuk e pati të vështirë të shënoi për epërsinë 1:0. Gëzim i madh ndër gjakovarët dhe adhuruesit “Kuqezinjtë e Jakovës”. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Liria barazoi (1:1) pas tre minutave lojë. Evrogol që rrallëherë shihet në stadiumet tona nga futbollisti Alsit Tafili.
Ai nga 25 metra me maje të syrit ka vërejtur portierin Kushtrim Mushica që nuk ishte si duhet i pozicionuar në portë dhe ka befasuar me një gjuajtje sa të bukur aq edhe të saktë. Efendija në minutën 57-të nuk kishte fat, pasi me kokë gjuajti jashtë portës. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat baras, 1:1. Në vazhdime dy herë nga 15 minuta, skuadra e Lirisë sulmojë vazhdimisht, por edhe Vëllaznimi pati rastet e veta. Në minutën e 95-të ndërprehet ndeshja për 15 minuta për shkak të sjelljeve të pahijshme të shikuesve gjakovarë dhe policia u detyruar me forcë t’i largojë nga stadiumi.
Futbollisti Alsit Tafili ka qenë trim i ndeshjes, i cili në minutën 112-të shfrytëzoi me dinakëri një harkim të kapitenit Krusha, duke e plasura topin në rrjetë dhe 2:1. Pas dy minutave lojë, gjakovarët patën rast ideal të barazojnë rezultatin, por fati ishte kundër tyre, kur Hasan nga afërsia gjuajti jashtë portës. Liria shënoi fitore me meritë dhe fitoi kupën e Republikës së Kosovës.
Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ia dorëzoi kupën kapitenit Fitim Krusha. Pas ndeshjes, Behajdin Gjinali, kryetrajner i Lirisë, tha se janë të gëzuar me trofeun që e fituan.
“E fituam me plotë meritë trofeun. Luajtëm mirë, shfrytëzuam rastet dhe arritëm gjithë këtë mund ta finalizojmë me sukses. Me kupën që fituam shpërblyem gjitha ato investimet e kryesisë po ashtu edhe adhuruesit që na përkrahën”, tha Gjinali. Ndërkaq, Ajet Shosholli, deklaroi se fati nuk ishte në anën e tyre.
“Dëshmuam lojë të mirë, por fati nuk ishte në anën tonë. Ndeshja sikur të përfundonte me rezultat baras, do të ishte edhe reale, kështu që fituesi të vendosej me penallti ” ka thënë Shosholli.
Vëllaznimi-Liria 1:2 – 1:1 (1:0)
Stadiumi i qytetit, Prishtinë. Sikues: 7.000.
Gjyqatrë: P. Hasani, E. Baliqi, Z. Miranaj.
Shënues: Hasan Hasan (32’) për Vëlalznimin dhe Tafili (48’ e 112’) për Lirisn.
KV: Efendija, Hashani, Hasan (VË), Karahoda, Sulallari (LI).
Vëllaznimi: Mushica, Dulazeka (Juniku), Efendija, Hashani, Kasapi, Gashi, Sërmaxhaj, Preokupuca, Gjeraj, Milicaj dhe Hasan.
Liria: Memaj, Qarkagjiaj, Buqaj, Qakalli, Gjananoviq, Sulollari, Krusha, Mullalari, Tafili, Karahoda dhe Emra (Guci). /botasot









