Home » Sporte tjera » L’Equipe: Bolti sportisti më i mirë i botës më 2009

L’Equipe: Bolti sportisti më i mirë i botës më 2009

Vrapuesi xhamajkan Usain Bolt është shpallur sot, për të dytin vit radhazi, sportisti më i mirë në botë për vitin 2009 në përzgjedhjen e të përditshmes sportive franceze L’Equipe”.
Bolt këtë vit ka fituar tre tituj të kampionit botëror dhe ka thyer dy rekordew botërore – në 100 dhe në 200 metra. Vendi i dytë i takoi tenistit zviceran Roger Federer, i cili ka marrë dysfisah më pak vota se sa Bolti, kurse i treti në listën e sportistëve më të mirë të botës për sivjet është shpallur motoçiklisti italian Valentino Rossi.
Në solemnitetin e shpalljes së sportistëve më të suksesshëm të botës, Bolti ka paralajmëruar se vitet e ardhshme do të tentojë të thyejë rekordin botëror për titujt e fituar.
“Pres të thyej rekordin që e mbajnë Carl Lewis, Michael Schumacher dhe Roger Federer, të ciltë kanë qenë nga tri herë laureatë. Jam i bindur se më presin edhe shumë qaste të bukura e të suksesshme”, ka porositur Bolti.

Lista e dhjetë sportistëve më të mirë sipas përzgjedhjes së L’Equipe:
1. Usain Bolt (Xhamajka, atketikë) -1.289 vota
2. Roger Federer (Zvicër, tenis) -568
3. Valentino Rossi (Itali, motoçiklizëm) – 296
4. FC Barcelona (Spanjë) – 295
5. Sebastian Loeb (Francë, reli) – 248
6. Lionel Messi (Argjentinë, futboll) – 205, etj

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni