Shumë kush çuditet sesi përzgjedhësi i Brazilit, Dunga, e pati lënë jashtë kombëtares Ronaldinhon, i cili kohët e fundit është në formën më të mirë.
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka thënë se Ronaldinho është rikthyer në formën e tij më të mirë.
“Dy-tre vite Ronaldinho ishte jashtë forme, por tash ai është futbollisti më i rëndësishëm në Milan, dhe Dunga duhet ta ftojë atë në përfaqësuese.
Ronaldino pati një tregim të shkëlqyeshëm. Ai ishte më i miri. Por pastaj kishte disa probleme. Nuk stërvitej sa duhej dhe për dy-tre vite ishte në hije. Tash ai sërish stërvitet. Punon me ngulm dhe është i përqendruar. Ai është lider”, tha Leonardo.









