Mentor Latifi ka qenë protagonist i fitores së skuadrës së tij, Kassel, me rezultat 2:1 kundër Sonnenhofit, në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Katërt të Gjermanisë grupi i Jugut.
Golat e fitores për Kasselin i kanë shënuar futbollistët Wolk (32′) e Latifi (37′) dhe për vendasit realizoi Rummel (90′). Ndërkaq, Ardian Kalludra shënoi golin e fitores në minutën e 85-të për Pfullendorfin. Kjo skuadër mposhti me rezultat 1:0 skuadrën e Bayern Alzenau. Kasseli kalon në vendin e tretë me 48 pikë, ndërsa Pfullendorfi renditet në vendin e shtatë me 40 pikë.









