Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës, zgjodhi edhe disa nga organet drejtuese në federatë. Kryetar i Komisionit të Garave i FBOXK-së është zgjedhur Latif Demolli, ndërsa kryetar i Komisionit disiplinor emërohet Elhami Bajrami.
Në Këshillin mbikëqyrës do të jenë: Xhemail Buzuku, kryetar, Bahri Tahiri dhe Ramë Uka. Në këshillin profesional do të jenë: Xhevdet Peci, kryetar, Mehmet Haxhani, Nazif Gashi, Shefki Bogujevci dhe Agron Kamberi.
Sekretari i përgjithshëm i federatës është rizgjedhur Mehmet Bogujevci. Zyrtarët e kësaj federate u zotuan se viti 2010 do të jetë më i mirë dhe do të ketë më shumë rezultate.









