Njëri prej futbollistëve më të spikatur në radhët e Chelseas, Frank Lampard, konsideron se çdo humbje e ka efektin e vet.
Ai humbjen para disa ditësh 2:4 nga Manchester Cityn e shikon si një vetëdijesim të skuadrës që në ndeshjet e ardhshme që të mos gabojnë ngjashëm.
Sipas tij, gjasat për të fituar kampionatin anglez i kanë Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. “Shpresoj se rezultati mund të na bëjë neve më të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm, veçanërisht në ndeshjet në shtëpi për pjesën e mbetur të kampionatit”, tha Lampard.









