Home » NBA » Lakers “hakmerret”, fitore në fushën e Boston

Lakers “hakmerret”, fitore në fushën e Boston

Boston, 9 qershor – Rikthehet Los Angeles Lakers në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së pasi ka fituar ndaj Boston Celtic në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 91-84.
Tashmë kalifornianët kryesojnë 2-1 takimet, duke siguruar edhe avantazhin e faktorit fushë. Ka qenë i përhershmi Kobe Bryant që ka marrë për dore Lakers me 29 pikë të shënuara, 10 prej të cilave në periodën e fundit.

Nga ana tjetër, Ray Allen që ishte protagonist në ndeshjen e dytë, nuk ka shkëlqyer, ndërsa Rajon Rondo u mjaftua me 11 pikë dhe 8 asiste. Formë të dobët kanë treguar edhe Paul Pierce e Kevin Garnett./kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni