Home » Kampionati Gjerman » Labbadia është shkarkuar nga detyra menjëherë pas humbjes katastrofë

Labbadia është shkarkuar nga detyra menjëherë pas humbjes katastrofë

Skuadra e futbollit Hmaburger SV nuk ia ka falë minutën trajnerit Bruno Labbadia. Ai është shkarkuar nga detyra menjëherë pas humbjes katastrofë të Hamburger SV me rezultat 5:1 nga Honffenhaimi.

Labbadia largohet pas dy humbjeve në tre javët e fundit në kampionatin gjerman, si dhe paraqitjen e zbehtë në barazimin pa gola me Fulhamin, në ndeshjen e parë gjysmëfinales së Europa League.

Labbadia kohëve të fundit kishte disa zënka dhe papajtueshmëri me disa futbollistë titullarë të Hamburger SV, mes të cilëve me kroatin Petriq dhe portierin Frank Rost, ndërsa kohëve të fundit numri i futbollistëve që ishin kundër tij gjithnjë rritej. Drejtuesit e kësaj skuadre bënë ditur se skuadra do të udhëhiqet nga ndihmëstrajneri Ricardo Moniz.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni