Volejbollistët e Pejës arritën të kualifikohen në finalen e kupës së Kosovës në volejboll (meshkujt).
KV Peja që garon në ligën e parë, ka arritur para shikuesve të vet me rezultat të lartë 3:0 ta deklasoi skuadrën e Ferizajt. Pejanët dëshmuan lojë mjaft të mirë dhe në çdo aspekt shkelën ferizajasit si me lojë po ashtu edhe me rezultat. Ata me plotë meritë renditen në finalen e kupës së Kosovës.
Ferizaj luajti dobët dhe nuk ishin rivalë të denjë për asnjë çast. Peja pas një kohe po rikthehet fuqishëm në volejbollin e Kosovës dhe që mëton suksese të reja.









