Katër skuadra të elitës së futbollit të Shqipërisë janë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Befasia më e këndshme ka qenë skuadra e futbollit Shkumbini nga Peqini, i cili ditë më parë eliminoi skuadrën e Dinamos nga Tirana.
Besa, Shkumbini, Vllaznia dhe Teuta do të presin hedhjen e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, për të mësuar edhe kundërshtarin e radhës, me të njëjtin objektiv, për të kapur finalen dhe fituar kupën.
Të katërt skuadrat kanë futbollistë cilësorë dhe që synojnë këtë trofe. Njëra prej tyre kërkon që me fitimin e trofeut të kupës të sigurojë edhe një vend në garat e kupave evropiane.









