Home » Karate » ‘Kupa e Gostivarit – 2010′, turniri i IX-të i karatesë

‘Kupa e Gostivarit – 2010′, turniri i IX-të i karatesë

Në sallën sportive të komunës së Gostivarit të shtunën për të nëntën herë u mbajt turniri ndërkombëtar “Kupa e Gostivarit – 2010″.Në turnirin e IX-të të “Kupa e Gostivarit – 2010″ garuan klube të karatesë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia si dhe një klub nga Belgjika.

Hapjen zyrtare të turnirit e bëri sekretari i komunës së Gostivarit, Naxhi Xhelili i cili përcolli edhe mesazhe urimi edhe në emër të kryetarit Osmani.

“Me të vërtetë është nder që në emër të komunës së Gostivarit të bëj hapjen e këtij turniri ndërkombëtar dhe lirisht mund të them se Gostivari krenohet me këtë eveniment dhe është për t’u përshëndetur ky numër i madh pjesëmarrësish dhe ky kolorit i klubeve nga gjithë këto shtete” – shtoi Xhelili.

Komuna e Gostivarit këtë vit ishte sponzorues gjenerali i këtij turniri, i cili tradicionalisht mbahet për 9 vite me radhë dhe organizohet nga klubi i karatesë “Fati” nga Gostivari.

“Edhe sivjet me shumë sukses zhvillohet Kapa e karatesë që po mbahet në Gostivar. Ky eveniment po kalon në një traditë të bukur për qytetin e Gostivarit, ku për çdo vit po vijnë garues si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Maqedonisë. Shpresojmë që këtë traditë ta ruajmë edhe në periudhën në vazhdim. Vitin e ardhshëm kemi jubileun e këtij organizimi, pra vitin e 10 me radhë të organizimit të turnirit ndërkombëtar në karate”, theksoi Arlind Huseini, trajner i KK “Fati”, nga Gostivari.

Në turnirin e IX-të adhuruesit e këtij sporti patën mundësi të shohin edhe kampionin europian që është nga Gostivari, Berat Jakupin si dhe shumë karateistë tjerë të kategorive të ndryshme.

Klubi i karatesë “Fati” nga Gostivari njëherit ndau edhe mirënjohje për kontribuesit në këtë eveniment, me ç’rast i ndau mirënjohje edhe kryetarit Osmani dhe komunës së Gostivarit për përkrahjen e dhënë në organizimin e turnirit “Kupa e Gostivarit – 2010″.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni