Home » Sporte tjera » KSH “Jeton Rama”, fitues i kupës

KSH “Jeton Rama”, fitues i kupës

Shenjëtarët e klubit “Jeton Rama nga Vitia, janë fitues të turneu “Kupa e 2 Korrikut” në shenjëtari, e cila është zhvilluar në poligonin e shenjëtarisë në Prishtinë.

Shenjëtarët zhvilluan aktivitetin në disiplinën me pushkë dhe me pistoletë. Në disiplinë me pushkë në konkurrencën e meshkujve, vendin e parë e zuri Gëzim Hazrolli i klubit Katana nga Kastrioti me 550 pikë, ndërsa i dyti renditet Drilon Ibrahimi (Jeton Rama) 545 pikë, i treti Agron Mala (Besim Mala-Murrizi) me 536 pikë, ndërsa te femrat e para renditet Lendita Qerimi (Drenica) me 365 pikë, e dyta Labinota Rama (Jeton Rama) 357 pikë, e treta Urata Rama (Jeton Rama) me 345 pikë. Në disiplinën me pistoletë, pozitën e parë e zuri Visar Meleqi (Polici) me 537 pikë, ndërsa në vend të dytë renditet Tahir Çitaku (Drenica) me 535 pikë dhe i treti Safet Vehapi (Zenel Hajdini) me 535 pikë.

Në konkurrencën e femrave, e para renditet Lumturie Rama (Jeton Rama) me 357 pikë, e dyta Dafina Jashari (Zenel Hajdini) me 314 pikë dhe e treta Mirlinda Rama (Jeton Rama) me 263 pikë. Ali Pllana, kryetar i FSHSK-së, tha se ka qenë garë mjaft e suksesshme dhe me rivalitet të madh.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni