Home » Futboll » Kryeministri Thaçi uron KOK-un dhe sportistët e Kosovës

Kryeministri Thaçi uron KOK-un dhe sportistët e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjithë sportistët e vendit, me rastin e Ditës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

“Të nderuar anëtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës, Të nderuar sportistë të Kosovës, kam nderin dhe privilegjin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’iu përgëzoj për këtë ditë të madhe për sportin, Ditës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të gjithë sportistët e Kosovës përmes angazhimit të madh sportiv, edhe në kohët më të vështira, edhe tani në realitetin e shtetit demokratik të Kosovës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, e përmes kësaj edhe të vlerave të vendit tonë anë e kënd botës. Tani pas shpalljes së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran dhe njohjes së këtij realiteti faktik nga vendet më të fuqishme të botës, janë krijuar kushtet që edhe sportistët e Kosovës të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, duke prezantuar kështu denjësisht vlerat civilizuese të Republikës sonë.

Ju siguroj që edhe ato pengesa të mundshme, që dalin në raport me pjesëmarrjen e sportistëve tanë në gara ndërkombëtare, do të tejkalohen shpejt dhe në këtë mënyrë sporti i Kosovës do të vazhdojë të ndërkombëtarizohet deri në nivelet më të larta”, thuhet mes të tjera në telegramin e urimit të kryeministrit Thaçi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni