Home » Futboll » Kristian Nushi dhe Orhan Mustafi shënojnë gola

Kristian Nushi dhe Orhan Mustafi shënojnë gola

Reprezentuesi i Kosovës, Kristian Nushi, dëshmoi lojë të mrekullueshme në fanellën e skuadrës së St. Gallenit.

Ai shënoi gol për St. Gallenin, për çka i ndihmoi shumë në nxjerrjen e barazimit në shtëpi në takim me skuadrën e Aaraus, në ndeshjen e javës së 23-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Nga ana tjetër, Orhan Mustafi shënoi gol për skuadrën e Aaraus duke i sjellë një pikë shpresëdhënëse për mbetjen në elitën e futbollit zviceran.

Burki në minutën e 51-të kalon në epërsi skuadrën e Aaraus, për ta dyfishuar Orhan Mustafi në minutën e 57-të. Mustafi një futbollist i dëshmuar i Aaraus, i cili është huazuar deri në verë nga skuadra e Baselit. Mustafi luajti për mrekulli dhe ishte më i miri në fanellën e skuadrës së Aaraus.

Nga ana tjetër, St, Galleni zgjohet nga gjumi dhe zvogëlojnë rezultatin 1:2 në minutën e 72-të me golin e Freit. Një minutë më vonë, Kristian Nushi zverdhet me karton. Në minutën e 78-të heroi i skuadrës së St. Gallenit, Nushi barazon shifrat 2:2 dhe i sjellë pikë të madhes skuadrës së tij.

Nushi luajti 90 minuta, ndërsa Mustafi zëvendësohet në minutën e 63-të të takimit. St. Galleni zë vendin e gjashtë me 30 pikë, ndërsa Aaraua e dhjeta me 11 pikë. Ndërkaq, Xamaxi ndali kryesuesin e tabelës, Young Boysin, duke e mundur me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Nazzolo në minutën e 23-të të takimit.

Shkëlzen Gashi luajti nga minuta e 77-të për skuadrën e Xamaxit, e cila luajti për mrekulli. Young Boysi i prin tabelës me 50 pikë, ndërsa Xamax zë vendin e katërt me 31 pikë. Zurich, kampion në fuqi, shënoi fitore të zorshme me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Djuric në minutën e 42-të në takim me Luzernin.

Për Zurichun nga minuta e 87-të është aktivizuar futbollisti Admir Mehmedi, ndërsa Adrian Nikçi qëndrojë në bankinë. Në radhët e Luzernit plotë 90 minuta luajti shqiptari, Bekim Kukeli, por pa sukses që të marrin pikë. Kukeli në minutën e 44-të zverdhet me karton. Zurich radhitet në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Luzerni i treti me 38 pikë. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni