Home » Kampionati Gjerman » Krasniqi dhe Ismajli kreatorë të fitores së Sonnenhofit

Krasniqi dhe Ismajli kreatorë të fitores së Sonnenhofit

Dy futbollistët shqiptarë, Abedin Krasniqi dhe Shaban Ismajli, janë kreatorë të fitores së Sonnenhofit me rezultat 2:0 kundër Pfullendorfit, në ndeshjen e javës së 32-të të Ligës së Katërt të Gjermanisë, grupi i Jugut.

Krasniqi ka shënuar gol në minutën e 37-të të takimit dhe ky ka qenë edhe goli i 18-të i tij gjatë këtij kampionati. Epërsinë në 2:0 e ka ngritur Shaban Ismajli në minutën e 58-të, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Skuadra e Sonnenhofit tashmë renditet në vendin e 10-të me 43 pikë, ndërsa Pfullendorfi i 12-ti me 41 pikë. Ismajli dhe Krasniqi dëshmuan lojë të mirë dhe ishin ndër më të mirët.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni