Home » Futboll » Kozniku i është kthyer punës me kategoritë e reja

Kozniku i është kthyer punës me kategoritë e reja

Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Ardian Kozniku i është kthyer punës me kategoritë e reja në ekipin e Lokomotivës së Zagrebit, e cila esencialisht është skuadra e dytë e Dinamo Zagrebit apo “fabrika” e talenteve për gjigantin e futbollit kroat.

“Kam kaluar te ekipi i grupmshave të reja te Lokomotiva. Gjithmonë më ka pëlqyer puna me kategoritë e reja dhe mendoj se me angazhimin e eksperiencën time do të ndihmojë në zhvillimin e futbollistëve të rinj”, tha Kozniku në një bisedë telefonike për “Bota sot” nga Kroacia.

Gjakovari kishte filluar karrierën te ekipi i Vëllazimit, për të vazhduar më pastaj itinerarin e karrierës profesionale në Prishtinë, Hajduk Split, Cannes, Le Havre, Bastia, Dinamo Zagreb e Kernten, puna me trajner të njohur në këto klube do t’i shërbejë sigurisht Koznikut në karrierën e re të trajnerit. Ardi është futbollisti i parë shqiptar që ka qenë pjesëmarrës në kupën e botës, kur fitoi edhe medaljen e bronztë me kombëtaren kroate në botërorin, Franca 1998, ndonëse nuk i ishte lejuar të paraqitet asnjë minutë në fushë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni