Home » Basketbolli i Kosovës » Kosovës U-16 – Sigal Prishtina 74:67

Kosovës U-16 – Sigal Prishtina 74:67

Kombëtarja e Kosovës U-16 u dëshmua e fortë në ndeshjen revyale për kampionin e ligës së kadetëve, Sigal Prishtina, duke shënuar fitore me rezultat 74:67.

Ballafaqimi u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë dhe ka qenë interesant sa i përket rezultatit.

Përzgjedhësi Ilir Selmani, është ndarë i kënaqur me angazhimin e të përzgjedhurve të tij megjithëse rezultati ka qenë në plan të dytë. Edhe kombëtarja e Kosovës U-16 po ashtu edhe Sigal Prishtina sprovuan forcat në fushë dhe secili basketbollist tregoi vlerat e veta. Për Selmanin ka qenë ndeshja e parë më këta djelmoshat që ka pasur mundësi të shoh talentin e secilit prej basketbollistëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni