Futbollistët e kombëtares së Kosovës U-19 në ndeshjen kthyese barazuan me rezultat 1:1 me kombëtaren e Shqipërisë U-19, në ndeshje revyale e zhvilluar në Kastriot.
Autor i golit për Kosovën ka qenë Gentrit Begolli, ndërsa për mysafirët realizoi Edon Hasani. Të dyja kombëtaret shtruan lojë të mirë e veçmas kombëtarja shqiptare në 20 minutat e fundit të ndeshjes dëshmuan lojë me të mirë si rrjedhojë e përgatitjes më të mirë fizike.
Kosova U-19 ndeshjen e parë e humbi në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë me rezultat 2:1, ndërsa në shtëpi barazoi 1:1. Këto dy ndeshje janë zhvilluar falë bashkëpunimit të mirë në mes FFK-së dhe FShF-së. /botasot









