Home » Basketbolli i Kosovës » Kosova U-18 teston forcat

Kosova U-18 teston forcat

Kombëtarja e basketbollit Kosova U-18 teston forcat me 5 qershor me juniorët e Pejës, të cilët janë kampion i Kosovës.

Takimi zhvillohet në orën 18.00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U-18 Bujar Begu ka ftuar këta basketbollistë: Driton Bajrami, Agim Hamiti (Sigal Prishtina), Korab Prekazi, Dardan Ahmeti (Mitrovica); Arian Tahiri, Samir Zekiçi (Trepça), Agron Ademi, Drin Gashi, Drin Kurtolli (Kolegji Eurosport), Laurant Ibrahimi (Drita), Artin Gashi (Ylli), Arton Hyseni (Vushtrria Basket).

Drejtori i kombëtares, Artan Rugova, tha se kjo ndeshje revyale është test i mirë që të shihet forma e secilit basketbollist të ri.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni