Pingpongistët e rinj tw Kosovës do të marrin pjesë në Kampionatin evropian, i cili mbahet në Turqi.
Të përzgjedhurit e Kosovës në kategoritë e juniorëve dhe kadetëve, në të dyja konkurrencat do të udhëtojnë sot për në Stamboll, vendin ku do të mbahet kampionati i 53 evropian. Përzgjedhësi, Avni Jashari në kategorinë e juniorëve ka përzgjedhur, Linor Çitaku, Ylli Prestreshi, Baton Çitaku dhe Veton Gota (meshkujt) dhe Arbana Janjeva, Linda Zeqiri dhe Nuraj Kurteshi (femrat).
Kadetët përfaqësohen nga: Orhan Kurteshi dhe Drilon Marevci te meshkujt dhe Amare Janjeva, Iliriana Haliti dhe Nehare Janjeva në konkurrencën femrave.










Ishalla kan sukses veq shpresoj me marr pjes edhe une ne vitet e ardshme jma antar i klubit hasan prishtina ne vushtrri.