Home » Basketboll » Kosova mirëpret Shqipërinë dhe Emiratet e Bashkuara

Kosova mirëpret Shqipërinë dhe Emiratet e Bashkuara

Nga drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), merret vesh se në fund të këtij muaji në Prizren do të mbahet turneu ndërshtetëror, në të cilin pos përfaqësueses së Republikës së Kosovës do të marrin pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ditë më parë kombëtarja e Shqipërisë kishte shprehur gatishmërinë që të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, e cila do t’i shërbente Shqipërisë për të kontrolluar formën e lojtarëve të tyre. Këtë e kishte konfirmuar drejtori i reprezentacionit të Kosovës, Artan Rugova.

“Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Korab Llazari ka kërkuar nga ne që në fund të muajit të zhvillojmë ndeshjet miqësore me Shqipërinë”, kishte thënë Rugova.

Llazari këtë kërkesë e kishte bërë pasi kombëtarja kuq e zi këto ditë është duke u përgatitur në Turqi për ndeshjet eliminatore për kampionatin ardhshëm evropian. Federata Shqiptare e Basketbollit, menjëherë pasi kishte ardhur në krye të saj, Avni Ponari, ka filluar të mendoj për përmirësimin e paraqitjeve të skuadrës kombëtare. Si rrjedhojë e kësaj ata kishin arritur të aktivizojnë në fanellën kuq e zi edhe basketbollistin më të mirë shqiptar, Ermal Kuqo.

Ky i fundit deri para disa muajve ka mbrojtur ngjyrat e Turqisë, por falë gatishmërisë së tij dhe marrëveshjeve të drejtuesve të federatave turke dhe asaj shqiptare kishte arritur që të merr pëlqimin nga federata ndërkombëtare e basketbollit (FIBA), për t’u aktivizuar për vendin nga vjen. Por krahas kërkesës së Shqipërisë, në drejtim të kryetarit të FBK, Erolld Belegu ka arritur edhe një kërkesë nga ana e drejtuesve të basketbollit të Emiratave të Bashkauara Arabe, të cilët kanë kërkuar që edhe ata së bashku me Shqipërinë dhe vendin tonë të zhvillojnë ndeshje të ndërsjella ndërmjet veti, në formë të turneve, kështu ka bërë të ditur komisari i FBK-së, Nazmi Paçarada.

Në vendin tonë deri më tani në cilësinë e përfaqësueses kishte ardhur vetëm Shqipëria, e cila për nderë të shpalljes së pavarësisë, kishte zhvilluar nga një përballje në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave. Kjo do të ishte hera e parë që pos vendit amë do të merr pjesë edhe një kombëtare tjetër. Edhe pse basketbollistët e Kosovës tani gjenden në pushime, ky do të jetë një rast i mirë që të matin forcat me rivalët nga Shqipëria dhe shteti arab. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni