Kombëtarja e Kosovës në boks ka rinisur përgatitjet në prag të meçit me Galantën nga Sllovakia, e cila zhvillohet me 1 maj në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Në përgatitjet të cilat zhvillohen në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj stërvitin këta boksierë: Shkëlqim Muja (57 kg), Liridon Zeqiri (60 kg), Burim Hasani (64 kg), Milot Shabani (69 kg), Burhan Zeneli (75 kg), Bujar Sejdiu (81 kg), Kristian Dema (91 kg). Me boksierë punon përzgjedhësi Xhevdet Peci, i cili është optimist se do të fitojnë kampionatin në BoxingOne Championship. Synimi i kombëtares është që të shënojmë fitore në hapje të këtij kampionatit.









