Home » Kampionati Gjerman » Koblenzi bie në ligën e tretë

Koblenzi bie në ligën e tretë

Skuadra e FSV Frankfurtit barazoi 1:1 me Koblenzin, në ndeshjen e javës së fundit përkatësisht të 34-të të Ligës së Dytë të Gjermanisë në futboll.

Edmond Kapllani ka shënuar gol në minutën e 24-të të ndeshjes, ndërsa FSV Frankfurt barazoi në minutën e 90-të me golin e Mehiqit. Jurgen Gjasula luajti 90 minuta për FSV Frankfurtin, ndërsa Shqipëron Skeraj ka zëvendësuar në minutën e 86-të Kapllanin. FSV Frankfurti zë vendin e 15-të me 38 pikë dhe siguron mbetje në ligë, kurse Koblenzi radhitet i 17-të me 31 pikë dhe bie në ligën e tretë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni