Home » Karate » KK FAN – pjesëmarrës në turneun ‘Ozava Cup 2010’

KK FAN – pjesëmarrës në turneun ‘Ozava Cup 2010’

Karateistët e klubit FAN nga Prishtina udhëtuan për në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në një turne të karatesë.

“Me katër garues do të jemi pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar ‘Ozava Cup 2010’, e cila mbahet nga 9-12 prill në qytetin e Las Vegasit. Klubin e përfaqësojnë Gentiana Karpuzi, Enes Zullufi, Gresa Hyseni e Nita Nikçi”, bën të ditur trajneri i klubit Sylejman Jetullahu.

Garuesja e këtij klubit, Gentiana Karpuzi premton se do të shënojnë rezultate të mira në këtë turne. Gentiana është edhe karateistja më e mirë e Kosovë për këtë vit e shpallur nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni