Home » Kampionati Spanjoll » Khedira humbet simpatinë e presidentit Perez

Khedira humbet simpatinë e presidentit Perez

Debutim jo shumë i ëmbël për mesfushorin gjerman Sami Khedira me fanelën e Real Madrid.

Në miqësoren përballë Bayern Munchen lojtari ka bërë një gafë që ndoshta mund t’i kushtojë simpatinë e presidentit Florentino Perez.

Pas 90 minutëshit ai ka shkuar menjëherë drejt autobusit duke mos përshëndetur asnjë fans, madje duke injoruar edhe shikimin e presidentit Florentino Perez.

Sipas gazetës “Bild”, ky i fundit i ka tërhequr “veshin” duke i thënë: “Nëse presidenti kërkon diçka duhet ta bësh, kuptove?!”.

Ky acarim nervash ka lidhje me marketingun që ndjek Reali në turnetë ndërkombëtarë dhe Perez e njeh shumë mirë pasi këtë e tregojnë edhe blerjet e “fanellave të lojtarëve”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni