Edhe klubi i futbollit Tirana është bërë sikurse KF Prishtina.
Përderisa në Prishtinë ndërrohen, shkarkohen ose japin dorëheqje trajnerët dhe vijnë trajnerët e ri, po ashtu ngjanë me Tiranën e Shqipërisë.
Tirana në krye të skuadrës së saj do të ketë trajnerin e ri, Luan Sengla, i cili është trajneri i pestë brenda këtij kampionatit në këtë klub! Kjo ka qenë një lëvizje e detyruar e Tiranës, pas humbjes me Vllazninë në kryeqytet. Trajneri i deritanishëm, Devis Muka, i cili është futbollist aktiv, tha “Nuk mundem t’i bëj të dyja detyrat…”.









