Home » Kampionati Spanjoll » Kërkon përkrahjen e tifozëve

Kërkon përkrahjen e tifozëve

Pas humbjes si mysafir nga Real Sociedad prej 2:1, trajneri i kampionit aktual të Spanjës Pep Guardiola i ka bërë thirrje publikut katalonas për përkrahje në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, që është në program ditën e martë, në stadiumin “Nou Kamp”.

“Kundër Sociedadit nuk kemi pasur kontrollin e topit në pjesën e dytë. Pos kësaj, nuk kemi luajtur mirë as në mbrojtje në momente të caktuara. Tash është e rëndësishme mbrojtja e trofeut dhe na nevojiten edh katër pikë në katër javët e ardhshme. Tash duhet të përfundojmë kampionatin në mënyrë të duhur”, ka thënë ndër të tjera Guardiola.

Duke folur rreth “El Klasikos” së re, i pesti në këtë sezon, trajneri i Barcelonës e pranon se ekipi i tij nuk do ta ketë aspak lehtë, pavarësisht epërsisë prej 2:0 në “Santiago Bernabeu”.

“Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve është në pyetje dhe ky është takim shumë i rëndësishëm. Na pret një ndeshje e vështirë në kuptim emotiv dhe të futbollit. Kemi nevojë për ndihmën e tifozëve në këtë duel, kurse ne në terren duhet të japim gjithçka nga vetja”, ka thënë Guardiola.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni