Home » Xhudo » Kelmendi: Jam e gatshme për botëror

Kelmendi: Jam e gatshme për botëror

Xhudistja Majlinda Kelmendi bëri mrekullinë e radhës edhe në Kupën evropiane “TOP A” për juniore, e mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

Kelmendi është stolisur me medaljen e artë në një konkurrencë shumë të fortë. “Ç’ është e vërteta ka qenë garë shumë e fortë, ku morën pjesë garueset më të mira evropiane të kategorisë 52 kilogram me përjashtim të një garuese turke, e cila zë vendin e tretë në Evropë, por nuk ishte pjesëmarrëse.

Asnjë përballje nuk ka qenë e lehtë për mua, por puna dhe përgatitje ime ishin edhe arma më e fortë për të triumfuar. Kjo garë ka qenë edhe një test i mirë për mua para Kampionatit Botëror që mbahet për seniore në Tokio si dhe Kampionati Evropian për juniore që zhvillohet në Sofje.

Realisht, jam e kënaqur me rezultatin që arrita në Berlin, e cila do të jetë një motiv shtesë për dy garat e ardhshme”, ka thënë Kelmendi. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është shprehur i lumtur për medaljen e artë që ka fituar Majlinda.

“Edhe njëherë Majlinda dëshmoi vlerat e veta në një garë shumë të fortë siç është ajo në Berlin. Majlinda pati testin e fundit para Kampionatit Botëror, i cili mbahet në mes të muajit shtator në Tokio, ndërsa në javën e tretë të shtatorit merr pjesë në Kampionatin Evropiane për juniore.

Garueset të tjera edhe pse nuk arritën të fitojnë medalje patën prezantim të mirë. Nora Gjakova (-57 kg) e Leutrime Krasniqi (-57 kg) shënojnë dy fitore dhe pësuan nga një humbje, ndërsa Distria Krasniqi (-48 kg) e Lirona Hoxha (-70 kg) shënojnë nga një fitore dhe pësuan nga një humbje.

Në përgjithësi, kemi lënë përshtypje të mirë në Berlin megjithëse jemi kthyer me një medalje”, tha Kuka.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni