Komiteti i ri Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në krye me Armando Dukën, kanë bërë të ditur edhe katër anëtarë të rinj të këtij asociacioni.
Në këtë takim janë prezantuar 11 anëtarët e këtij komiteti, ku katër prej tyre janë emra të rinj. Pjerin Fushaj, Abdyl Kuriu, Artan Hajdari dhe Alfred Zijai.
Rendi i ditës së mbledhjes së parë të Komitetit Ekzekutiv ka qenë zgjedhja e dy zv/presidentëve që do të jenë përkrah Armand Dukës në këtë mandat të tretë katërvjeçar. Emrat e tyre mbeten të njëjtë, Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri.









