Hendbollistet e Kastriotit nga Ferizaj janë fituese e kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencën e femrave në hendboll.
Ato në finale shënuan fitore me rezultat 41:36 kundër Shqiponjës nga Gjakova. Ndeshja finale qw u zhvillua nw Qendrwn e Rinisw dhe tw Sportit nw Prishtinw, ishte përcjellur nga 700 shikues, të cilën u ndanë të kënaqur me lojë.
Në pjesën e parë skuadra gjakovare ka pasur epërsi të mirë pikërisht në minutën e 22-të udhëhoqën me rezultat 14:10. Ferizajaset gradualisht këndellen dhe arrijnë të kthejnë rezultatin në favor të tyre. Kastrioti barazon shifrat 15:15 në minutën e 27-të dhe shkoi në pushim me dy gola epërsi (18:16).
Në pjesën e dytë, mbizotërim i ferizajasve dhe gjakovaret në asnjë mënyrë nuk munden të gjejnë ngushtimin e epërsisë. Lojë maestro e tandemit Bellma Beba e Shqipe Tahirit, shënuan nga 12 gola dhe ishin me meritoret për fitoren e Kastriotit.
Kastrioti shkëputet në epërsi katër gola (20:16) në minutën e 32-të. Shqiponja nëpërmjet hendbollisteve më efikase Shpresa Fazlija me dhjetë gola e Burneta Rama me 9 gola nuk ishin në gjendje që të shkrijnë epërsinë e Kastriotit. Epërsia më e lartë është shënuar në minutën e 38-të 28:22 në favor të ferizajasve.
Kastrioti shënoi fitore me rezultat 41:36 dhe me plotë meritë. Kastrioti fitoi për herë të katërt kupën e Republikës së Kosovës nga pavarësimi i sportit të Kosovës. Drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës, Ibër Alaj ia dorëzoi kupën kapitenes, Lirie Muhaxherit.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i Kastriotit, ka qenë i lumtur për këtë trofe dhe mes të tjera tha: “Natyrisht se çdo fitore sjellë edhe gëzime dhe kënaqësi të mëdha. Kemi pasur disa gabime në pjesën e parë të takimit, por në vazhdim i mënjanuam ato dhe u kthyem në lojë. Kam pritur fitore me të lartë në rezultat, megjithatë jam i kënaqur edhe më këtë”.
Mahmut Sadiku, kryetrajner i Shqiponjës, uroi ferizajaset për trofeun e kupës. Kastrioti shënoi fitore me meritë dhe i përgëzoi për trofeun e kupës. Ne luajtëm aq sa patëm mundësi dhe ishte lojë mjaft e mirë”, tha Mahmuti.
Kastrioti-Shqiponja 41:36 (18:16)
Qendra e Rinisë dhe e Sportit, Prishtinë
Shikues: 700
Gjyqtarë: B. Jahja, Sh. Xhema
Shtatëshet: Kas. 5 (5), Shq. 7 (6)
Përjashtimet: Kas. 14 min, Shq. 12 min
Kastrioti: Haliti, I. Cvetanovska, Varoshi, Muhaxheri 6, Jashari, Kupina 1, Almeroviq 2, Beba 12, Tahiri 12, J. Cvetanovska 6, Ndrecaj 2, Jonuzi, Gashi dhe Syla.
Shqiponja: Bajramaj, Rama 9, Maksuti 1, Syla 4, Hoti 4, Juniku 3, Bakalli, Mazrekaj 5, Fazlija 10, Mehmeti, Ibrahimi, Malaj, Dervishi dhe Sadiku.










urime urime per fitoren e kan merituar kupa si gjith her ne ferizaj askund tjeter
po kjo pune u dit se kush fiton kur ta kish ternerin e fort si ismet jupa urime
urime ferizaj jeni ma te miret e preshendes per zemersisht ismet jupen
vazhdoni jeni njesh ju pershndes nga pz juve si klub veqanerisht herolinden suksese…