Home » Hendboll » Kastrioti kremtoi titullin e ri

Kastrioti kremtoi titullin e ri

Hendbollistët e Kastriotit nga Ferizaj janë kampion i ri i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.

Ferizajasit në ndeshjen e javës së fundit në shtëpi shënuan fitore me rezultat 33:25 në ballafaqim me Drenicën nga Drenasi. Pas dhjetë vjetësh rikthehet titulli në qytetin e hendbollit, që është kremtuar në mënyrën më të mirë. Kastrioti nga 28 ndeshje të zhvilluara shënoi 25 fitore, një herë luajti baras dhe pësoi dy humbje, duke tubuara 51 pikë.

Kryetrajneri Fatmir Syla, është i lumtur për titullin e kampionit. Ai tha se puna e të gjithëve në klub ka qenë edhe rezultat i këtij suksesit të madh që ka arritur skuadra e tij. KH Kastrioti pothuajse 90 për qind të kampionatit ka mbizotëruar me lojëra të mira dhe si rezultat i kësaj edhe stolisen me titullin e kampionit, që është edhe i katërti pas pavarësimit të sportit të Kosovës. Titullin e parë Kastrioti e ka fituar në vitin 1991-92, ndërsa i dyti vjen në vitin 1992-93, i treti 1999-2000 dhe i katërti 2009-10.

Klub me traditë 52-vjeçare që këtë vit mëton të dëshmojë suksese edhe në garat evropiane. Kastrioti do të përfaqësojë Kosovën në kupën e EHF-it, ndërsa Besa Famiglia nga Peja, fitues i kupës, do të marrë pjesë në kupën e fitues të kupave evropiane. Prishtina ka qenë njëra prej skuadrave që ka luajtur mjaft mirë dhe ishte shembull për shumë skuadra sesi punohet me gjeneratën e re.

KH Prishtina zuri vendin e dytë me 44 pikë dhe shpallet nënkampione. Besa Famiglia, njëra prej skuadrave më të forta, renditet në vendin e tretë me 40 pikë. Pejanët duke iu falënderuar trofeut të kupës siguruan një vend në garat evropiane. Kampionatin më së keqi e ka përmbyllur Rahoveci, i cili qysh më herët ishte përjashtuar nga garat për shkak të mos zhvillimit të disa ndeshjeve. Në përgjithësi, kampionati i sapo-përfunduar me atë të kaluarin nuk ka pasur pothuajse fare dallim në cilësi.

K. G.

Rezultatet

Vëllaznimi-Prishtina 30:27 (16:14)

Kastrioti- Drenica 33:25 (15:13)

Besa Famiglia- Kosova 37:25 (17:9)

Trepça -Rahoveci 10:0 r.z.

Tabela

1. Kastrioti 28 25 1 2 893:665 51

2. Prishtina 28 21 2 5 943:769 44

3. Besa F. 28 20 0 8 828:707 40

4. Vëllaznimi 27 13 2 12 820:763 28

5. Kosova 27 11 1 15 756:794 23

6. Trepça 28 10 2 16 794:819 22

7. Drenica 28 6 2 20 745:855 14

8. Rahoveci 28 0 0 28 263:641 0

KH Kastrioti, kampion, nga liga largohet Rahoveci. Në garat evropiane shkojnë: KH Kastrioti, në kupën e EHF-it dhe Besa Famiglia, në kupën e fituesve të kupave evropiane. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni