Karateistët e Ipponit dhe atë të FAN nga Prishtina shkëlqyen në turneun ndërkombëtar “USA Open” dhe “Ozawa Cup”, i mbajtur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Karateistët tanë katër medalje i fituan në “USA Open” dhe 15 në “Ozawa Cup” . Nga 19 medalje, fituan 8 të arta, 3 të argjendta dhe 8 të bronzta. Në turne morën pjesë mbi 2000 garues nga mbare ShBA-ja dhe nga shume shtete tjera te botës.
Medalje në turneun “USA Open” fituan: të arta Olt Aliu (12 vjeç) e Kaltrina Krasniqi (seniore); të argjendta: Avin Karaqi, dhe të bronztë Orges Arifi (14 vjeç). Në turneun “Ozawa Cup” dy medalje të arta i fitoi Alvin Karaqi (Ippon – 17 vjeç); një të artë dhe një të argjendtë Florentina Gashi (Ippon-seniore). Herolind Nishevci (seniorë -Ipponi) fitoi të artën dhe të bronztë. Karateistja Gentiana Karpuzi (seniore – KK FAN) arriti medalje të artë dhe të argjendtë, ndërsa Kaltrina Krasniqi (seniore -Ipponi) fitoi të bronztën, kurse Gresa një karateiste e talentuar e FAN-in stoliset me të bronztën. Enes Zullufi (FAN) në disiplinën e katave arriti medalje të artë, kurse Orges Arifi (14 vjeç – Ippon) fitoi medaljen e bronztë. Në kategorinë e seniorëve për ekipe, FAN fitoi të artën, ndërsa Ipponi të argjendtën.









