Karateistet dhe karateistët dëshmuan cilësi jashtëzakonisht të mirë në turneun e pestë tradicional përkujtimor “Zahir Pajaziti” në karate, i mbajtur në ambient të hapur në Orllan të Podujevës.
Turneu është organizuar nga KK “Fudochi” nga Orllani. Në turne morën pjesë 222 karateiste dhe karateistë të 24 klubeve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët bënë gara në konkurrencën individuale në grup-mosha dhe kategori në disiplinën e katave dhe të luftës sportive.
Ja rezultatet e fituesve të vendeve të para në secilën kategori në luftëra sportive-femrat: -37 kg; Fenesa Selmani (Fudochi); +37 kg Lorina Mehmeti (Drita) -45 kg Gresa Zhitia (Besa); +45 kg Lydia Chesnut (Fudochi); -51 kg Adelina Rama (Besa); +51 kg Fortesa Orana (Drita); -53 kg Fatjona Aliu (Kendo); +53 kg Gresa Hyseni (Fan); open -55 kg Drilona Biçaku (Arena); -61 kg Kaltrina Krasniqi (Iliria); +65 Fiona Beqiri (Iliria). Ndërkaq, te meshkujt, i pari doli -40 kg
Denis Qerimi (Besa); +40 kg Benjamin Shabani (Drita); -47 kg
Hekuran Sojeva (Sharri); +47 kg Adil Mehmed (Samuraj); -55 kg
Orhan Bilali; +55 kg Qamil Zeka (Besa); -60 kg Bekim Koxhaxhiku (Arena); +60 kg Elhami Shabani (Drita); open -68 kg
Astrit Ndrecaj (Sharri); -78 kg Jetmir Rexhepi (Iliria); +78 kg Durim Haziri (Besa).









