Home » Kampionati Kosovar » Karahoda ia sjellë fitoren Lirisë

Karahoda ia sjellë fitoren Lirisë

Skuadra e futbollit Liria nga Prizreni me fitoren që shënoi ndaj Flamurtarit të Prishtinës, kaloi në vendin e dytë me 34 pikë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Liria shënoi fitore 1:0 falë golit të shënuar nga Fatih Karahoda pikërisht në minutën e 29-të të takimit. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit.

Liria luajti mjaft mirë, por edhe Flamurtari dëshmoi lojë të mirë, por nuk arriti të kthehet me një pikë. Liria tashmë i shton gjasat reale në luftë për titullin e kampionit, e cila është katër pikë më pak se i pari në tabelë. Flamurtari më këtë humbje zbret në vendin e pestë në tabelë me 32 pikë të tubuara.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni