Home » Futboll » Kapllani, Skela, Skeraj e Kuçi kërkojnë pikët e shpresës me Koblenzin

Kapllani, Skela, Skeraj e Kuçi kërkojnë pikët e shpresës me Koblenzin

Koblenzi është në fund të tabelës me 18 pikë në ligën e dytë gjermane në futboll dhe të premten mbrëma (ora 18.00) kërkon pikë si udhëtues ndaj Ahlenit.

Tre shqiptarët: Edmond Kapllani, Ervin Skela, Shqipëron Skeraj e Njazi Kuçi, kërkojnë pikët e shpresës me Koblenzin në ndeshjen e javë së 26-të. Në rast të humbjes Koblenzi gjasat do t’i minimizojë për mbetje në ligë. Koblenzi shkon me të gjitha forcat për fitore dhe të përforcojë gjasat e veta.

Ahleni zë vendin e 17-të me 21 pikë, ndërsa Koblenzi i 18-ti me 18 pikë. Vendi i 16-të FSV Frankfurti ka 23 pikë, pozitë kjo që siguron në fund të kampionatit që të kërkohet shpëtimi në garat e play-autit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni