Home » Futboll » Kampioni i katërfishtë Brazili gjunjëzohet para Francës

Kampioni i katërfishtë Brazili gjunjëzohet para Francës

Kupa botërore nga Uruguai deri në Gjermania 2006 (16)

Për më shumë se një muaj Franca ishte veshur krejt me festën e kampionatit botëror dhe të gjithë i madh i vogël në Francë kishin vënë mendjen se Franca më në fund duhet të fitojë kupën e botës dhe kjo do të ndodhë pikërisht më 12 korrik.

Çdo gjë ishte gati për të filluar ndeshjet finale. Brazili ishte favorit gati absolut në grupin A edhe pse u mposhtën nga Norvegjia me 2:1, por fituan ndaj Skocisë me 2:1 dhe ndaj Marokut 3:0. Ndëersa kishin shkëlqyer yjet, Ronaldo, Romaria e Bebeto. Italianët me gjithë lojërat e dobëta dhe dramatike arrijnë të shkojnë në turin e dytë. Në grupin C mikpritësi Franca shkel rivalët e saj.

Së pari mund Afrikën e jugut me rezultat 3:0 dhe pastaj Arabinë Saudite me 4:0 dhe në duelin për vendin e parë pa Zidanen e pezulluar mposhtën Danimarkën me rezultat 2:1, por tutje shkojnë edhe danezët. Deri në takimin e fundit ishte e paqartë se kush do të kualifikohet në garat për turin e dytë në grupin D.

Edhe pse spanjollët llogariteshin favoritë në grupin D atë përfundojnë në vendin e tretë. Paraguai edhe pse nuk ishte ndonjë skuadër që meritonte vëmendje ajo arriti të kalojë pengesën parë. Edhe nga grupin E lufta për vend të parë është zhvilluar deri në ballafaqimin e fundit. Holanda me pesë pikë më në fund u radhitë e parë. Në takimin e fundit i duhej një pikë nga Meksika dhe arriti të rrëmbejë që të shkojë tutje.

Në turin e dytë favoritët shkojnë tutje

Brazilianët mundin Kili me rezultat 4:2, ndërsa Italia mezi kalon Norvegjinë me rezultat minimal 1:0. Danimarka lehtë kalon me Nigernë duke shënuar fitore me rezultat 4:1 . Në turin e dytë Franca mezi kalon Paraguain pas 114 minutave lojë me golin e artë. Gjermanët në një luftë të ashpër shkojnë tutje pasi mundë Meksikon, ndërsa Holanda mund Jugosllavinë 2:1.

Argjentina mënjanon Anglinë pas kryerjes së gjuajtjeve nga pika e bardhë 4:3 përderisa koha e rregullt kishte mbaruar me rezultat 2:2. Kroacia mënjanoi Rumaninë me rezultat të ngushtë 1:0. Kështu tashmë dihen çerekfinalistët. Italia luan baras (0:0) në kohën rregullt me Francën në çerekfinale por pas kryerjes se penalltive Franca ishte më e mirë 4:2. Brazili në një lojë të fortë dhe dramatike mund Danimarkën e rezultat 3:2.

Ndërsa Holanda mposhti Argjentinën me rezultat 2:1. befasia në çerekfinale ndodhë që Kroacia mposht Gjermaninë madje m rezultat bindës 3:0. Në gjysmëfinale Brazili kalon si në për vrimë të gjilpërës në ballafaqim me Holandën. Koha e rregullt përmbyllet me rezultat të barabartë(1:1), ndërkaq nga gjuajtjet nga pika e bardhë futbollistët e Brazilit u treguan më të shkathtë dhe fituan 4:2.

Mikpritësi Franca mundi Kroacinë me rezultat 2:1, ndërkohë që kroatët u treguan më të mirë për vend të tretë kundrejt Holandës 2:2. Brazili në finalen e madhe hyn dukshëm i dobësuar. Ronaldo luajti por plotësisht i papërgatitur, ndërsa Franca me një eufori dhe dëshirë për fitore arrin të ngadhënjejë me rezultat 3:0 me dy golat e yllit të futbollit Zidane dhe Petit.

Rezultatet

Grupi A

Brazili-Skocia 2:1

Maroku-Norvegjia 2:2

Skocia-Norvegjia 1:1

Brazili-Maroku 3:0

Skocia-Maroku 0:3

Brazili-Norvegjia 1:2

Grupi B

Italia-Kili 2:2

Kameruni-Austria 1:1

Kili-Austria 1:1

Italia-Kameruni 3:0

Italia-Austria 2:1

Kili-Kameruni 1:1

Grupi C

Arabia Saudite-Danimarka 0:1

Franca-Afrika e jugut 2:0

Afrika e jugut-Danimarka 1:1

Franca- Arabia Saudite 4:0

Franca-Danimarka 2:1

Afrika e jugut- Arabia Saudite 2:2

Grupi D

Paraguai-Bullgaria 0:0

Spanja-Nigeria 2:3

Nigeria-Bulgaria 1:0

Spanja- Paraguai 0:0

Spanja-Bullgaria 6:1

Nigeria- Paraguai 1:3

Grupi E

Koerja-Meksika 1:3

Holanda-Belgjika 0:0

Belgjika-Meksika 2:2

Holanda-Korea 1:1

Belgjika-Korea 1:1

Holanda –Meksika 2:2

Grupi F

Jugosllavia-Irani 1:0

Gjermania-SHBA 2:0

Gjermania-Jugosllavia 2:2

SHBA-Iran 2:0

SHBA-Jugosllavia 0:1

Grupi G

Anglia-Tunisia 2:0

Rumania-Kolumbia 1:0

Kolumbia-Tunisia 1:0

Rumania-Anglia 2:1

Rumania-Tunisia 1:1

Kolumbia-Anglia 0:2

Grupi H

Argjentina-Japani 1:0

Xhamajka-Kroacia 1:3

Japonia-Kroacia 0:1

Argjentina-Xhamajka 5:0

Japonia-Xhamajka 1:2

Argjentina-Kroacia 1:0

Turi i dytë

Brazili-Kili 4:1

Italia-Norvegjia 1:0

Nigeria-Danimarka 1:4

Franca-Paraguai 1:0

Gjermania-Meksika 2:1

Holanda-Jugosllavia 2:1

Argjentina-Anglia 2:2 (4:3 pen.)

Rumania-Kroacia 0:1

Çerekfinalet

Italia-Franca 0:0 (3:4 pen.)

Brazili-Danimarka 3:2

Holanda-Argjentina 2:1

Gjermania-Kroacia 0:3

Gjysmëfinalet

Brazili-Holanda 1:1 (4:2 pen.)

Franca-Kroacia 2:1

Për vend të tretë

Holanda-Kroacia 1:2

Finalja

Brazili –Franca 0:3.

Emërorja e shënuesve

6 Shuker(Kroacia),

5 Batistuta (Argjentina), Vieri (Italia).

Në 64 ndeshje u shënuan 171 gola /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni