Home » Kampionati Francez » Kampionati Frances shumë interesant

Kampionati Frances shumë interesant

Në Kampionatin e Francës në futboll lufta për titullin e kampionit sa kalojnë javët gjithnjë bëhet më interesante dhe komplikohet edhe renditja në tabelë.

Nga skuadra që renditet në vendin e gjashtë e deri te i pari gjasat pothuajse i kanë të njëjta në luftë për titull. Skuadra e Montpellieres arriti vetëm një pikë nga Le Mansi megjithëse kishte udhëtuar për fitore. Le Mansi në shtëpi nuk lëshoi pe, por ndali një pikë ndaj skuadrës që mëton ta fitojë kampionatin.

Golat për vendasit i shënoi: Lamah (1’ e 69’) dhe për mysafirët realizuan: Ait Fana (11’) e Camara (33’-nga penalltia). Skuadra e Monacos arriti fitore me vlera të mëdha me shifra 2:1 kundër Valenciennesit. Kjo ndeshje ishte shikuar nga dy mijë shikues, por që panë lojë mjaft të mirë. Të parët kaluan në epërsi mysafirët në minutën e 36-të me golin e Bisevacit, ndërsa vendasit barazuan në minutën e 60-të me anë të Nenes.

Golin e fitores Monacos ia dhuroi futbollisti Maazou pikërisht në minutën e 77-të. PSG dëshmoi se dinë të fitojë në derbi të mëdhenj dhe këtë e bëri kundër skuadrës së Bordeauxi. Skuadra e PSG shënoi fitore me rezultat 3:1, duke iu falënderuar golave të shënuar nga futbollistët Armand (34’), Erding (74’) e Harau (86’) dhe për mysafirët ka realizuar Sané (80’).

Në kampionatin francez janë dy veçori interesante. E para, dihet se cilat skuadrat janë mbetur në hap për titull. E dyta, dihet se cilat skuadrat veç e kanë humbur statusin e elitës. Në luftë për titull janë: Marseille, Montpellier, Lyon, Auxerre, Bordeaux e Lille, ndërsa nga liga veç qysh tashmë dihet se janë përshëndetur Boulogne, Le Mansi e Grenoble.

Rezultatet

Le Mans – Montpellier 2:2

Lens – Boulogne 3:0

Lorient – Rennes 1:1

Monaco – Valenciennes 2:1

Sochaux – St. Etienne 0:2

Toulouse – Grenoble 4:0

PSG – Bordeaux 3:1 (1:0)

Tabela

1. Marseille 30 17 8 5 54:30 59

2. Montpellier 32 17 7 8 43:36 58

3. Lyon 31 16 9 6 51:32 57

4. Auxerre 31 16 9 6 31:25 57

5. Bordeaux 30 17 5 8 48:28 56

6. Lille 31 16 6 9 56:33 54

7. Rennes 32 14 8 10 47:32 50

8. Lorient 32 14 8 10 47:33 50

9. Monaco 32 14 7 11 34:34 49

10. Valenciennes 31 13 5 13 42:43 44

11. PSG 32 12 8 12 46:35 44

12. Nancy 31 12 6 13 40:44 42

13. Toulouse 32 11 9 12 34:29 42

14. Lens 32 10 8 14 30:38 38

15. Sochaux 31 10 7 14 23:40 37

16. Nice 31 10 6 15 31:45 36

17. St. Etienne 32 9 8 15 24:38 35

18. Boulogne 32 5 9 18 23:54 24

19. Le Mans 31 5 7 19 28:50 22

20. Grenoble 32 3 6 23 21:54 15

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni