Home » Hendboll » Kale, fituese e turneut “Shqiponja 2010”

Kale, fituese e turneut “Shqiponja 2010”

Hendbollistet e Kales nga Kërçova e Maqedonisë, janë fituese e turneut të dhjetë ndërkombëtar “Shqiponja 2010” në hendboll në konkurrencën e femrave, i mbajtur në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

Organizatorë të turneut ishin Klubi i hendbollit Shqiponja nga Gjakova. Kale në finale me rezultat 30:25 mposhti skuadrën vendase, Shqiponjën. Ndërsa në luftë për vend të tretë Prishtina, kampione vjeshtore, deklasoi me rezultat 27:14 Nikshiqin nga Mali i Zi. Demë Sadiku, sekretar i KH Shqiponjës, e vlerësoi turneun mjaft të fortë, për të cilën kanë marrë komplimente të mëdha nga skuadra e Kales dhe Nikshiqit.

“Sa i përket organizimit kemi marrë fjalë miradije nga Kale dhe Nikshiqi, në veçanti malazezet janë të mahnitura me mënyrën e organizimit të turneut të dhjetë më radhë”, tha Sadiku. Sipas Sadikut, Shpresa Fazlija në ndeshjen finale shënoi 14 gola kundër Kales, por nuk mjaftuan për fitore.

Shpresa Fazlija shpallet shënuesja më e mirë e turneut me 21 gola, ndërsa portierja më e mirë Xhylshahe Bajramaj e Shqiponjës dhe hendbollistja më e mirë e turneut, Natasha Mlladenovska e Kales.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni