Njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, Leite Kaka, ka thënë se me skuadrën e tij, Real Madridin, do të fitojnë Champions Leaguan në futboll.
Ai është i bindur se Reali ka potencial dhe të gjitha parakushtet për të korrur një sukses të tillë që prej kohësh e presin adhuruesit madridas.
Kaka tha se gara evropiane është prioritet për klubin mbretërore, dhe qëndron para garës për titullin e kampionatit spanjoll. “Do të ishte ëndërr të arrijmë në finale në Bernabeu. Do të bëjmë gjithçka për të arritur atje. Më shumë do të doja të fitoj titullin e Champions Leagua, ky është turneu më i rëndësishëm”, tha Kaka.









