Home » Hendboll » Jupa e bën gati ‘fshesën’!

Jupa e bën gati ‘fshesën’!

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, prof. Ismet Jupa, është duke menduar thellë pas ndeshjes revyale me kombëtaren e Bullgarisë që e zhvilluan të mërkurën mbrëma.

Ndeshja me Bullgarinë përfundoi me rezultat baras (26:26) dhe kjo ishte ndeshja e parë për përzgjedhësin prof. Jupa, i cili ka parë gabimet që janë shfaqur në të gjitha repartet. “Thënë të drejtën jam i kënaqur pjesërisht me lojën që dëshmuan hendbollistet e mija ndaj Bullgarisë.

Reparti i mbrojtjes ka qenë në nivelin e duhur, por në sulm hendbollistet bën disa gabime, të cilat edhe na kushtuan. Mund të them se sikur të ishin më syçelë hendbollstet fundore rezultati do të ishte në favor tonin. Mirëpo, edhe më këtë rezultat jam i kënaqur sepse kjo ndeshje ka qenë një test i mirë për të parë të gjitha të mirat dhe mangësitë e secilës hendbolliste”, tha prof. Jupa.

Përzgjedhësi i kombëtarës tonë lavdërojë edhe lojën e rivales. “Bullgaria ka pasur një ekip të komponuar mirë sidomos ka funksionuar mjaft mirë portierja me hendbollistet e krahut. Kombëtares tonë i duhen të përmirësojnë disa gabime që mund të them ishin fillestare gjatë ndeshjes me Bullgarinë.

Ajo çka është e rëndësishme, hendbollistet ishin të dëgjueshme dhe luajtën aq sa patën mundësi të shtrijnë lojën e tyre”, theksoi ai. Sipas tij, do të punojë më shumë që të krijojë kombëtare me hendbolliste të reja dhe i kanë në shënjestër edhe disa hendbolliste t’i largojë nga kombëtarja.

“Nuk mund të them më saktësisht se kush mund të largohet dhe kush mund të mbetet. Kombëtarja do të përtërihet dhe nuk do të mbetet kjo që ishte kundër Bullgarisë. Dy portiere i kemi paksa në moshë, por s’do të thotë kjo se do të largohen nga kombëtarja. E kemi Mimoza Xhemailin, hendbolliste që ka përvojë, ka 28 vjet, por është shumë e lëvizshme dhe produktive për kombëtare.

Por, janë disa që kanë një moshë, por nuk e kanë atë ritmin e duhur të lojës. duhet të bëjmë kombëtare kompakte që të jem të përafërta me hendbollistet e kombëtareve të shteteve të rajonit e më gjerë dhe jo disa nga hendbolliste të ecin nëpër fushë dhe të mos kenë fuqinë të vrapojnë.

Kuptohet, se duhet punuar edhe në elementet teknike-taktike, që të përvetësohet sa më shumë loja”, theksoi prof. Jupa. Brenda një kohe të shkurtër përzgjedhësi do të bëj të ditur se cilat nga hendbollistet do të largohet dhe cilat do të jenë emra të rinjtë të kombëtares. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni