Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Jugkoreanët i frigohen Argjentinës

Jugkoreanët i frigohen Argjentinës

Koreja e Jugut është totalisht e fokusuar në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Nigerisë, pasi nuk mban shpresa se do të mund të bëjnë ndonjë gjë kundër Argjentinës në lojën e dytë.

Me lojë të shpejtë dhe pasime, jugkoreanët pa problem mposhtën Greqinë 2:0. Favorit i këtij grupi llogaritet Argjentina, që në ndeshjen e parë mposhti Nigerinë 1:0 dhe ndeshjen e ardhshme e luan kundër Koresë së Jugut në “Soccer City” të Johanesburgut.

“Argjentina është ekip shumë i fortë, por ne duhet të jemi optimist, sepse në futboll gjithçka mund të ndodh”, ka thënë trajneri i Koresë së Jugut, Huh Jung-moo.

Futbollistët e Koresë së Jugut do të kenë probleme për ta ndalur Lionel Messin që pati një paraqitje të mirë me Nigerinë, ku vetëm fati ia mohoi golin. Edhe pse nuk shënoi, Messi tërë kohën ishte kërcënimi më i madh për portën e Nigerisë me depërtime, asistime dhe gjuajtje.

Futbollisti Cha Du-ri ka thënë se komplet ekipi është i fokusuar në ndeshjen e fundit me Nigerinë që luhet me 22 qershor, sepse këtu varen shpresat e tyre për të kaluar fazën grupore.

“Argjentina ka futbollistë të klasës botëror dhe gjithçka mund të ndodhë. Mirëpo, duhet të jemi realistë, ne po përgatitemi vetëm për ndeshjen me Nigerinë, sepse aty e kemi mendjen. Pikërisht kjo ndeshje do të vendosë për vendin e dytë në grup”, ka thënë ai.

Koreja e Jugut plotësisht ka dominuar në lojërat aziatike dhe në Afrikën e Jugut ka shkuar të përsërisë suksesin e vitit 2002, kur arriti deri në gjysmëfinale.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni