Në garën e lëshimit, njëherësh të fundit në këtë edicion në kuadër të Kupës së Botës, e cila është zhvilluar në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë ka triumfuar zvicerani Carlo Janka, i cili ka qenë më i shpejti me kohën prej 1:58,45 minuta.
Vendi i dytë me dy të qindtat prapa e ka zënë austriaku Mario Scheiber, derisa vendi i tretë i ka takuar Erik Guay nga Kanada.
Duhet theksuar se gara e lëshimit e zhvilluar në qendrën skitare gjermane nuk ka vendosur për plasmanin në këtë disiplinë pasi që më parë Globin e vogël të Kristaltë e ka fituar Didier Cushe, mirëpo ka sjell ndryshim të madh në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Carlo Janka me 100 pikët e fituara e ka kaluar Benjamin Raichun dhe me 1073 pikë aktualisht zë vendin e parë në Kupën e Botës. Raich ka mbetur prapa për 54 pikë, kurse vendi i tretë i takon Chuches me 878 pikë.
Rezultatet
1. Carlo Janka (Zvi) 1:58.45
2. Mario Scheiber (Aus) 1:58.47 +00:02
3. Erik Guay (Kan) 1:58.52 +00:07
4. Patrick Kung (Zvi) 1:58.52 +00:07
5. Hans Grugger (Aus) 1:58.56 +00:11









